Sahihu i Buhariut — Hadithi 26

Besimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Junusi dhe Musa ibn Ismaili na kanë thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: - Cila është puna më e vlefshme? - “Ta besosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - E pastaj cila? - e pyetën sërish. - “Xhihadi në rrugën e Allahut.” - Pastaj, cila? - “Haxhi i pranuar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ، وَمُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ، قَالاَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ:حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ سُئِلَ: أَىُّ الْعَمَلِ أَفْضَلُ؟ قَالَ: "إِيمَانٌ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ". قِيلَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: "الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ". قِيلَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: "حَجٌّ مَبْرُورٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/26