Sahihu i Buhariut — Hadithi 2637

Dëshmia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejri, e këtij i ka treguar Theubani; Ndërsa Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Junusi se Ibn Shihabi ka thënë: “Më kanë treguar Urve ibn Zubejri, Ibn Musejebi, Alkame ibn Vekasi dhe Ubejdullah ibn Abdullahu, fjalët e të cilëve përputheshin, rreth ngjarjes së Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur shpifësit gënjyen për Aishen. I Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Aliun dhe Usamen, që të këshillohej me ta për shkurorëzimin e saj, ndërkohë shpallja i ishte vonuar. Usame i tha: “Ajo është pjesë e familjes sate dhe ne nuk dimë vetëm se gjëra të mira për të.” Ndërkaq, Berira i tha: “Nuk di ndonjë të keqe për të, përveç faktit se, meqë është vajzë e re, ka raste që e zë gjumi dhe harron brumin e gatuar, të cilin pastaj delet hyjnë dhe e hanë.” I Dërguari i Allahut ﷺ pastaj tha: “Kush më mbështet mua të hakmerrem ndaj atij që më ka prekur në nderin e familjes sime? Betohem në Allahun se për familjen time di vetëm gjëra të mira. Po ashtu, edhe për burrin të cilin po e akuzojnë, di vetëm gjëra të mira.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ النُّمَيْرِيُّ: حَدَّثَنَا ثَوْبَانُ. وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، وَابْنُ الْمُسَيَّبِ، وَعَلْقَمَةُ بْنُ وَقَّاصٍ، وَعُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ حَدِيثِ، عَائِشَةَ - رضى الله عنها - وَبَعْضُ حَدِيثِهِمْ يُصَدِّقُ بَعْضًا، حِينَ قَالَ لَهَا أَهْلُ الإِفْكِ، فَدَعَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلِيًّا وَأُسَامَةَ حِينَ اسْتَلْبَثَ الْوَحْىُ يَسْتَأْمِرُهُمَا فِي فِرَاقِ أَهْلِهِ، فَأَمَّا أُسَامَةُ فَقَالَ: أَهْلُكَ وَلاَ نَعْلَمُ إِلاَّ خَيْرًا. وَقَالَتْ بَرِيرَةُ: إِنْ رَأَيْتُ عَلَيْهَا أَمْرًا أَغْمِصُهُ أَكْثَرَ مِنْ أَنَّهَا جَارِيَةٌ حَدِيثَةُ السِّنِّ تَنَامُ عَنْ عَجِينِ أَهْلِهَا، فَتَأْتِي الدَّاجِنُ فَتَأْكُلُهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ يَعْذِرُنَا مِنْ رَجُلٍ بَلَغَنِي أَذَاهُ فِي أَهْلِ بَيْتِي؟ فَوَاللَّهِ مَا عَلِمْتُ مِنْ أَهْلِي إِلاَّ خَيْرًا، وَلَقَدْ ذَكَرُوا رَجُلاً مَا عَلِمْتُ عَلَيْهِ إِلاَّ خَيْرًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2637