Sahihu i Buhariut — Hadithi 2638

Dëshmia · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ubej ibn Kab Ensariu shkuan drejt kopshtit të hurmave ku ndodhej Ibn Sajadi. Kur hynë, i Dërguari i Allahut ﷺ zuri të shkonte fshehurazi mbrapa pemëve të hurmave, të dëgjonte çfarë fliste Ibn Sajadi, para se ai ta vërente. Ibn Sajadi ishte i shtrirë në shtratin e tij prej kashte duke pëshpëritur diç me vete, por nëna e Ibn Sajadit e pa Pejgamberin ﷺ tek ecte fshehurazi nëpërmes hurmave dhe i thirri Ibn Sajadit: “O Safi, erdhi Muhamedi!” Sakaq Ibn Sajadi u ndal. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur ta linte, do të qartësohej (çështja e tij) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: قَالَ سَالِمٌ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: انْطَلَقَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ الأَنْصَارِيُّ يَؤُمَّانِ النَّخْلَ الَّتِي فِيهَا ابْنُ صَيَّادٍ حَتَّى إِذَا دَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ طَفِقَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَتَّقِي بِجُذُوعِ النَّخْلِ، وَهُوَ يَخْتِلُ أَنْ يَسْمَعَ مِنِ ابْنِ صَيَّادٍ شَيْئًا قَبْلَ أَنْ يَرَاهُ، وَابْنُ صَيَّادٍ مُضْطَجِعٌ عَلَى فِرَاشِهِ فِي قَطِيفَةٍ لَهُ فِيهَا رَمْرَمَةٌ - أَوْ زَمْزَمَةٌ - فَرَأَتْ أُمُّ ابْنِ صَيَّادٍ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ يَتَّقِي بِجُذُوعِ النَّخْلِ، فَقَالَتْ لاِبْنِ صَيَّادِ: أَىْ صَافِ، هَذَا مُحَمَّدٌ. فَتَنَاهَى ابْنُ صَيَّادٍ، قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ تَرَكَتْهُ بَيَّنَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2638