Sahihu i Buhariut — Hadithi 2643

Dëshmia · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde se Ebu Esvedi tregon: “Shkova në Medinë në një kohë kur njerëzit i kishte kapluar një sëmundje, nga e cila vdisnin shpejt. Një ditë, teksa po qëndroja me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pranë nesh kaloi një xhenaze, të cilën e përmendën për të mirë, e Omeri tha: “Iu obligua.” Pastaj, kaloi një xhenaze tjetër, të cilën po ashtu e lavdëruan, e Omeri sërish tha: “Iu obligua.” Më pas, kaloi xhenazja e tretë dhe njerëzit e përmendën për vepra të liga, e Omeri tha: “Iu obligua.” Unë e pyeta: - Çfarë iu obligua, o prijës i besimtarëve? - Thashë ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Çdo musliman, për të cilin dëshmojnë katër besimtarë se është i mirë, Allahu do ta fusë në Xhenet.” - Po tre?, - thamë ne. - “Edhe tre”, - tha ai. - Po dy? - thamë. - “Edhe dy”, - u përgjigj. Më tutje nuk e pyetëm për një.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا دَاوُدُ بْنُ أَبِي الْفُرَاتِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بُرَيْدَةَ، عَنْ أَبِي الأَسْوَدِ قَالَ: أَتَيْتُ الْمَدِينَةَ وَقَدْ وَقَعَ بِهَا مَرَضٌ، وَهُمْ يَمُوتُونَ مَوْتًا ذَرِيعًا، فَجَلَسْتُ إِلَى عُمَرَ - رضى الله عنه - فَمَرَّتْ جِنَازَةٌ فَأُثْنِيَ خَيْرٌ فَقَالَ عُمَرُ: وَجَبَتْ. ثُمَّ مُرَّ بِأُخْرَى فَأُثْنِيَ خَيْرًا فَقَالَ: وَجَبَتْ. ثُمَّ مُرَّ بِالثَّالِثَةِ فَأُثْنِيَ شَرًّا، فَقَالَ: وَجَبَتْ. فَقُلْتُ: مَا وَجَبَتْ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ؟ قَالَ: قُلْتُ كَمَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَيُّمَا مُسْلِمٍ شَهِدَ لَهُ أَرْبَعَةٌ بِخَيْرٍ أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ". قُلْنَا: وَثَلاَثَةٌ؟ قَالَ: "وَثَلاَثَةٌ". قُلْنَا: وَاثْنَانِ؟ قَالَ: "وَاثْنَانِ". ثُمَّ لَمْ نَسْأَلْهُ عَنِ الْوَاحِدِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2643