Sahihu i Buhariut — Hadithi 2647

Dëshmia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Eshath ibn Ebu Shaëthai, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hyri tek unë, ku gjeti një burrë, andaj më pyeti: “Kush është ky, oj Aishe?” - Vëllai im nga qumështi, - i thashë. - “Oj Aishe, shikoni mirë kë keni vëllezër (nga gjiri) , sepse gjidhënie konsiderohet vetëm ajo që e ngop fëmijën nga uria” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Transmetimin e Muhamed ibn Kethirit e fuqizon Ibn Mehdiu nga Sufjani.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَشْعَثَ بْنِ أَبِي الشَّعْثَاءِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ مَسْرُوقٍ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَخَلَ عَلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ وَعِنْدِي رَجُلٌ قَالَ: "يَا عَائِشَةُ مَنْ هَذَا؟" قُلْتُ: أَخِي مِنَ الرَّضَاعَةِ. قَالَ: "يَا عَائِشَةُ، انْظُرْنَ مَنْ إِخْوَانُكُنَّ، فَإِنَّمَا الرَّضَاعَةُ مِنَ الْمَجَاعَةِ". تَابَعَهُ ابْنُ مَهْدِيٍّ عَنْ سُفْيَانَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2647