Sahihu i Buhariut — Hadithi 2655

Dëshmia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dëgjoi një burrë duke lexuar në xhami dhe tha: “Allahu e mëshiroftë! M'i kujtoi disa ajete të filan sures, të cilat më paskan dalë nga mendja.” Abad ibn Abdullahu tregon se Aishja i ka thënë: “Një natë, teksa Pejgamberi ﷺ po falej në shtëpinë time, e dëgjoi zërin e Abadit tek falej në xhami dhe tha: “Oj Aishe! Zëri Abadit është ky?” - Po, - i thashë. - “O Allah, mëshiroje Abadin!” - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدِ بْنِ مَيْمُونٍ: أَخْبَرَنَا عِيسَى بْنُ يُونُسَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: سَمِعَ النَّبِيُّ ﷺ رَجُلاً يَقْرَأُ فِي الْمَسْجِدِ فَقَالَ: "رَحِمَهُ اللَّهُ، لَقَدْ أَذْكَرَنِي كَذَا آيَةً، أَسْقَطْتُهُنَّ مِنْ سُورَةِ كَذَا وَكَذَا". وَزَادَ عَبَّادُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ عَنْ عَائِشَةَ: تَهَجَّدَ النَّبِيُّ ﷺ فِي بَيْتِي فَسَمِعَ صَوْتَ عَبَّادٍ يُصَلِّي فِي الْمَسْجِدِ فَقَالَ: "يَا عَائِشَةُ، أَصَوْتُ عَبَّادٍ هَذَا؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "اللَّهُمَّ ارْحَمْ عَبَّادًا!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2655