Sahihu i Buhariut — Hadithi 2657

Dëshmia · Transmetuesi: Misver ibn Mahremi

Shqip

Zijad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Verdani, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Abdullah Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberit ﷺ i erdhën disa xhybe.” Babai im, Mahremi, më tha: “Eja të shkojmë te Pejgamberi ﷺ, ndoshta na jep edhe neve ndonjë.” Babai im u ndal te dera dhe filloi të flasë, Pejgamberi ﷺ ia njohu zërin dhe doli me një xhybe në dorë duke i reklamuar bukuritë e saj e duke i thënë: “Këtë ta kam ruajtur ty. Këtë ta kam ruajtur ty.”

Arabisht

حَدَّثَنَا زِيَادُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ وَرْدَانَ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنِ الْمِسْوَرِ بْنِ مَخْرَمَةَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَدِمَتْ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ أَقْبِيَةٌ فَقَالَ لِي أَبِي مَخْرَمَةُ: انْطَلِقْ بِنَا إِلَيْهِ عَسَى أَنْ يُعْطِيَنَا مِنْهَا شَيْئًا. فَقَامَ أَبِي عَلَى الْبَابِ فَتَكَلَّمَ، فَعَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ صَوْتَهُ فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ وَمَعَهُ قَبَاءٌ وَهُوَ يُرِيهِ مَحَاسِنَهُ وَهُوَ يَقُولَ: "خَبَأْتُ هَذَا لَكَ، خَبَأْتُ هَذَا لَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2657