Sahihu i Buhariut — Hadithi 2659

Dëshmia · Transmetuesi: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Shqip

Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Ukbe ibn Harithi. [t]: Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Mulejken se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se u martua me Umu Jahjain, të bijën e Ebu Ihabit. Por, një robëreshë zezake erdhi dhe tha: “Unë ju kam dhënë gji juve të dyve.” Kur ia përmenda Pejgamberit ﷺ, ai më anashkaloi. Pastaj sërish iu afrova dhe ia përmenda, e në atë rast ai më tha: “E si pra, ndërkohë që ajo po pretendon se ju ka dhënë gji?” Kështu, e ndaloi prej bashkëshortes së vet.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ الْحَارِثِ،[ح:] وَحَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقْبَةُ بْنُ الْحَارِثِ، أَوْ سَمِعْتُهُ مِنْهُ: أَنَّهُ تَزَوَّجَ أُمَّ يَحْيَى بِنْتَ أَبِي إِهَابٍ قَالَ: فَجَاءَتْ أَمَةٌ سَوْدَاءُ فَقَالَتْ: قَدْ أَرْضَعْتُكُمَا. فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَأَعْرَضَ عَنِّي قَالَ: فَتَنَحَّيْتُ فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لَهُ قَالَ: "وَكَيْفَ وَقَدْ زَعَمَتْ أَنْ قَدْ أَرْضَعَتْكُمَا؟" فَنَهَاهُ عَنْهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2659