Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë lavdëroi një tjetër në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Mjerë ti! E more në qafë shokun tënd” , - duke e përsëritur disa herë. Pastaj tha: “Nëse dikush duhet që medoemos ta lavdërojë vëllanë e vet, atëherë le të thotë: “Mendoj se filani, - ndërkohë Allahu e njeh më së miri dhe askënd nuk e lavdëroj para Allahut, - është kështu e ashtu"; nëse i di vetë ato gjëra për të.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلَامٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ الْحَذَّاءُ عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرَةَ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: أَثْنَى رَجُلٌ عَلَى رَجُلٍ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "وَيْلَكَ! قَطَعْتَ عُنُقَ صَاحِبِكَ، قَطَعْتَ عُنُقَ صَاحِبِكَ" مِرَارًا ثُمَّ قَالَ: "مَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَادِحًا أَخَاهُ لَا مَحَالَةَ فَلْيَقُلْ: أَحْسِبُ فُلَانًا وَاللَّهُ حَسِيبُهُ وَلَا أُزَكِّي عَلَى اللَّهِ أَحَدًا أَحْسِبُهُ كَذَا وَكَذَا إِنْ كَانَ يَعْلَمُ ذَلِكَ مِنْهُ".