Sahihu i Buhariut — Hadithi 2675

Dëshmia · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Avami, e këtij i ka treguar Ibrahim Ebu Ismail Seksekiu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë nxori një produkt në treg dhe filloi të betohet se i kanë ofruar çmim më të shtrenjtë. Atëherë zbriti ajeti: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...” (Ali Imran, 77) Ibn Ebu Eufai ka thënë: “Manipuluesi i çmimit të ankandit konsiderohet kamatëmarrës e mashtrues.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا يَزِيدُ بْنُ هَارُونَ: أَخْبَرَنَا الْعَوَّامُ: حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ أَبُو إِسْمَاعِيلَ السَّكْسَكِيُّ: سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنهما - يَقُولُ: أَقَامَ رَجُلٌ سِلْعَتَهُ فَحَلَفَ بِاللَّهِ لَقَدْ أُعْطِيَ بِهَا مَا لَمْ يُعْطْهَا فَنَزَلَتْ ﴿إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلاً...﴾ [آل عمران: ٧٧] وَقَالَ ابْنُ أَبِي أَوْفَى: النَّاجِشُ آكِلُ رِبًا خَائِنٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2675