Sahihu i Buhariut — Hadithi 2678

Dëshmia · Transmetuesi: Talha ibn Ubejdullahu

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga xhaxhai i tij Ebu Suhejli, e ky nga babai i tij se Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe filloi ta pyeste rreth Islamit. Pejgamberi ﷺ i tha: - “Ke obligim pesë namaze gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze vullnetare. Ke obligim ed he agjërimin e muajit Ramazan”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - A kam obligim diçka përveç kësaj? - tha burri. - “Jo, përveç nëse agjëron vullnetarisht”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ ia përmendi edhe zekatin. Burri në fjalë sërish pyeti: - Përveç tij, a detyrohem diçka tjetër? - “Jo, përveç nëse dhuron lëmoshë vullnetarisht”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Në fund, burri u largua duke thënë: “Betohem në Allahun se, as do të shtoj, as do të pakësoj diçka nga kjo.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse e ka përnjëmend.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ عَمِّهِ أَبِي سُهَيْلٍ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّهُ سَمِعَ طَلْحَةَ بْنَ عُبَيْدِ اللَّهِ يَقُولُ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَإِذَا هُوَ يَسْأَلُهُ عَنِ الإِسْلاَمِ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "خَمْسُ صَلَوَاتٍ فِي الْيَوْمِ وَاللَّيْلَةِ". فَقَالَ: هَلْ عَلَىَّ غَيْرُهَا؟ قَالَ: "لاَ، إِلاَّ أَنْ تَطَّوَّعَ". فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَصِيَامُ رَمَضَانَ". قَالَ: هَلْ عَلَىَّ غَيْرُهُ؟ قَالَ: "لاَ، إِلاَّ أَنْ تَطَّوَّعَ". قَالَ: وَذَكَرَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الزَّكَاةَ. قَالَ: هَلْ عَلَىَّ غَيْرُهَا؟ قَالَ: "لاَ، إِلاَّ أَنْ تَطَّوَّعَ". قَالَ: فَأَدْبَرَ الرَّجُلُ وَهُوَ يَقُولُ: وَاللَّهِ لاَ أَزِيدُ عَلَى هَذَا وَلاَ أَنْقُصُ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَفْلَحَ إِنْ صَدَقَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2678