Sahihu i Buhariut — Hadithi 27

Besimi · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, i cili ka thënë: Më ka rrëfyer Amiri, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit, se Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u dha disa personave, e unë isha ulur pranë tyre, por anashkaloi një burrë për të cilin mendoja se ishte më i miri.” I thashë: - O i Dërguari i Allahut, çfarë ke me filanin që nuk i dhe? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman?” - tha Pejgamberi ﷺ. Heshta pak, por gjërat që dija për të më shtynë t'i thosha, kështu që iu ktheva sërish fjalës sime dhe thashë: - Çfarë ke me filanin që nuk i dhe? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman?” - tha Pejgamberi ﷺ. Akoma nuk më linte të qetë ajo që kisha përbrenda, kështu që e përsërita pyetjen time, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ma ktheu të njëjtën përgjigje dhe tha: “O Sad, unë mund t'i jap një njeriu, edhe pse dikush tjetër mund të jetë më i dashur për mua se ai, nga frika se Allahu mund ta hedhë në Zjarr.” Hadithin po ashtu e transmetojnë Junusi, Salihu, Mameri dhe i biri i vëllait të Zuhriut, nga Zuhriu.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَامِرُ بْنُ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، عَنْ سَعْدٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَعْطَى رَهْطًا وَسَعْدٌ جَالِسٌ، فَتَرَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَجُلاً هُوَ أَعْجَبُهُمْ إِلَىَّ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا لَكَ عَنْ فُلاَنٍ؟ فَوَاللَّهِ إِنِّي لأَرَاهُ مُؤْمِنًا؟ فَقَالَ: "أَوْ مُسْلِمًا؟" فَسَكَتُّ قَلِيلاً، ثُمَّ غَلَبَنِي مَا أَعْلَمُ مِنْهُ فَعُدْتُ لِمَقَالَتِي فَقُلْتُ: مَا لَكَ عَنْ فُلاَنٍ؟ فَوَاللَّهِ! إِنِّي لأَرَاهُ مُؤْمِنًا. فَقَالَ: "أَوْ مُسْلِمًا؟" فَسَكَتُّ قَلِيلاً، ثُمَّ غَلَبَنِي مَا أَعْلَمُ مِنْهُ فَعُدْتُ لِمَقَالَتِي وَعَادَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ قَالَ: "يَا سَعْدُ! إِنِّي لأُعْطِي الرَّجُلَ وَغَيْرُهُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْهُ، خَشْيَةَ أَنْ يَكُبَّهُ اللَّهُ فِي النَّارِ". وَرَوَاهُ يُونُسُ وَصَالِحٌ وَمَعْمَرٌ وَابْنُ أَخِي الزُّهْرِيِّ عَنِ الزُّهْرِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/27