Sahihu i Buhariut — Hadithi 2700

Pajtimi · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Musa ibn Mesudi na ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Seidi, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes Pejgamberi ﷺ lidhi pakt me idhujtarët për tri gjëra: 1. Nëse ndonjë idhujtar donte t'i bashkohej, t'ua kthente; 2. Nëse ndonjë musliman donte t'u bashkohej atyre (idhujtarëve), të mos e kthenin; dhe 3. Të hynte në Mekë vitin e ardhshëm e të qëndronte vetëm tri ditë, i çarmatosur: pra, vetëm me armë në këllëf: shpatë, shigjetë ose diç të tillë. Ebu Xhendeli kishte ardhur i lidhur me pranga, duke ecur me hapa të vegjël, por Pejgamberi ﷺ ua kishte kthyer prapa. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Muemeli, në transmetimin e tij nga Sufjani, nuk e ka përmendur Ebu Xhendelin, si dhe ka thënë: “Përveç me armë në këllëf.”

Arabisht

وَقَالَ مُوسَى بْنُ مَسْعُودٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: صَالَحَ النَّبِيُّ ﷺ الْمُشْرِكِينَ يَوْمَ الْحُدَيْبِيَةِ عَلَى ثَلاَثَةِ أَشْيَاءَ: ١. عَلَى أَنَّ مَنْ أَتَاهُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ رَدَّهُ إِلَيْهِمْ، ٢. وَمَنْ أَتَاهُمْ مِنَ الْمُسْلِمِينَ لَمْ يَرُدُّوهُ، ٣. وَعَلَى أَنْ يَدْخُلَهَا مِنْ قَابِلٍ وَيُقِيمَ بِهَا ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، وَلاَ يَدْخُلَهَا إِلاَّ بِجُلُبَّانِ السِّلاَحِ: السَّيْفِ وَالْقَوْسِ وَنَحْوِهِ. فَجَاءَ أَبُو جَنْدَلٍ يَحْجُلُ فِي قُيُودِهِ فَرَدَّهُ إِلَيْهِمْ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللهِ: لَمْ يَذْكُرْ مُؤَمَّلٌ عَنْ سُفْيَانَ أَبَا جَنْدَلٍ وَقَالَ: إِلاَّ بِجُلُبِّ السِّلاَحِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2700