Sahihu i Buhariut — Hadithi 275

Gusli · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë u thirr ikameti për namaz, u drejtuan safat dhe i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi për të na falur namazin. Kur u drejtua në vendfalje (për të na prirë në namaz), iu kujtua se është xhunub, ndaj na tha: “Qëndroni në vendet tuaja!” Shkoi dhe u pastrua. Kur u kthye, koka ende i pikonte ujë. Mori tekbirin fillestar dhe ne u falëm me të.” Transmetimin e Othman ibn Omerit e forcon Abdulalai, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu. Po ashtu Evzaiu e transmeton nga Zuhriu.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ قَالَ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: أُقِيمَتِ الصَّلاَةُ، وَعُدِّلَتِ الصُّفُوفُ قِيَامًا، فَخَرَجَ إِلَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا قَامَ فِي مُصَلاَّهُ ذَكَرَ أَنَّهُ جُنُبٌ فَقَالَ لَنَا : "مَكَانَكُمْ". ثُمَّ رَجَعَ فَاغْتَسَلَ، ثُمَّ خَرَجَ إِلَيْنَا وَرَأْسُهُ يَقْطُرُ، فَكَبَّرَ فَصَلَّيْنَا مَعَهُ. تَابَعَهُ عَبْدُ الأَعْلَى عَنْ مَعْمَرٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ. وَرَوَاهُ الأَوْزَاعِيُّ عَنِ الزُّهْرِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/275