Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Ebu Abdurrahman Sulemiu tregon: “Kur e rrethuan Othmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u doli jashtë dhe u thirri: “Po ju pyes, për hir të Allahut, e këtë pyetje po ua drejtoj shokëve të Pejgamberit ﷺ: “Vallë, a nuk e dini se i Dërguari i Allahut ﷺ pati thënë: “Kush e blen pusin Ruma, që ta fitojë Xhenetin?” , e unë e pata blerë? A nuk e dini se ai pati thënë: “Kush e financon përgatitjen e ekspeditës së Tebukut, që ta fitojë Xhenetin?” , e unë e pata financuar? Ata ia miratuan fjalët. Omeri, për vakëfin e vet, ka thënë: “Nuk është mëkat për kujdestarin e vakëfit që të përfitojë prej tij e për të mund të kujdeset vetë ai që e ka lënë vakëf ose dikush tjetër.” Ky (kushtëzimi i Omerit) i përfshin të gjithë.”
وَقَالَ عَبْدَانُ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ عُثْمَانَ - رضى الله عنه - حَيْثُ حُوصِرَ أَشْرَفَ عَلَيْهِمْ وَقَالَ: أَنْشُدُكُمُ اللهَ وَلاَ أَنْشُدُ إِلاَّ أَصْحَابَ النَّبِيِّ ﷺ، أَلَسْتُمْ تَعْلَمُونَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "مَنْ حَفَرَ رُومَةَ فَلَهُ الْجَنَّةُ؟" فَحَفَرْتُهَا، أَلَسْتُمْ تَعْلَمُونَ أَنَّهُ قَالَ: "مَنْ جَهَّزَ جَيْشَ الْعُسْرَةِ فَلَهُ الْجَنَّةُ؟" فَجَهَّزْتُهُ. قَالَ: فَصَدَّقُوهُ بِمَا قَالَ. وَقَالَ عُمَرُ فِي وَقْفِهِ: لاَ جُنَاحَ عَلَى مَنْ وَلِيَهُ أَنْ يَأْكُلَ. وَقَدْ يَلِيهِ الْوَاقِفُ وَغَيْرُهُ فَهْوَ وَاسِعٌ لِكُلٍّ.