Sahihu i Buhariut — Hadithi 2786

Xhihadi · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u pyet: - O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më i mirë? - “Një besimtar që lufton në rrugën e Allahut me jetën dhe pasurinë e tij”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po pastaj? - i thanë ata. - “Një besimtar që jeton në një zonë malore, që i druhet Allahut dhe që i kursen njerëzit nga sherri i vet”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي عَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ اللَّيْثِيُّ، أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - حَدَّثَهُ قَالَ: قِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَىُّ النَّاسِ أَفْضَلُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مُؤْمِنٌ يُجَاهِدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ". قَالُوا: ثُمَّ مَنْ؟ قَالَ: "مُؤْمِنٌ فِي شِعْبٍ مِنَ الشِّعَابِ يَتَّقِي اللَّهَ، وَيَدَعُ النَّاسَ مِنْ شَرِّهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2786