2799, 2800 - Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton prej tezes së vet, Umu Haram bint Milhanit, e cila i ka rrëfyer: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ fjeti afër meje dhe, për një çast, u zgjua duke buzëqeshur. E pyeta: “Çfarë të bëri të buzëqeshësh?” Ai tha: “M'u shfaqën disa njerëz të umetit tim, të cilët do të kalojnë nëpërmes këtij deti të gjelbër (e në Xhenet do të jenë) sikurse mbretër, të mbështetur nëpër shtretër.” Ajo i tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre. Pejgamberi ﷺ u lut për të dhe fjeti sërish. Edhe këtë herë veproi sikurse herën e parë. Kështu, Umu Harami i tha: “Lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Ai tha: “Ti do të jesh prej të parëve.” Vërtet, ashtu ndodhi. Umu Harami doli me bashkëshortin e vet, Ubade ibn Samitin, i cili u nis për luftë, në kohën kur muslimanët për herë të parë ia mësynë detit me Muaviun. Por, me t'u kthyer nga lufta, rrugës për në vendlindje, u ndalën në Sham. Asaj ia afruan një kafshë për t'i hipur, e cila e rrëzoi dhe e la të vdekur.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ يَحْيَى بْنِ حَبَّانَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ خَالَتِهِ أُمِّ حَرَامٍ بِنْتِ مِلْحَانَ قَالَتْ: نَامَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمًا قَرِيبًا مِنِّي، ثُمَّ اسْتَيْقَظَ يَتَبَسَّمُ. فَقُلْتُ: مَا أَضْحَكَكَ؟ قَالَ: "أُنَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ يَرْكَبُونَ هَذَا الْبَحْرَ الأَخْضَرَ، كَالْمُلُوكِ عَلَى الأَسِرَّةِ". قَالَتْ: فَادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. فَدَعَا لَهَا، ثُمَّ نَامَ الثَّانِيَةَ، فَفَعَلَ مِثْلَهَا، فَقَالَتْ مِثْلَ قَوْلِهَا، فَأَجَابَهَا مِثْلَهَا. فَقَالَتِ: ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. فَقَالَ: "أَنْتِ مِنَ الأَوَّلِينَ". فَخَرَجَتْ مَعَ زَوْجِهَا عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ غَازِيًا أَوَّلَ مَا رَكِبَ الْمُسْلِمُونَ الْبَحْرَ مَعَ مُعَاوِيَةَ، فَلَمَّا انْصَرَفُوا مِنْ غَزْوِهِمْ قَافِلِينَ فَنَزَلُوا الشَّامَ، فَقُرِّبَتْ إِلَيْهَا دَابَّةٌ لِتَرْكَبَهَا فَصَرَعَتْهَا فَمَاتَتْ.