Muhamed ibn Seid Huzai na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e ky nga Humejdi se ky e ka pyetur Enesin. Po ashtu, Amër ibn Zuraje më ka thënë: Na ka treguar Zijadi, e këtij i ka treguar Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhaxhai im, Enes ibn Nadri, nuk ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, andaj ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Në luftën e parë, që i luftove idhujtarët, kam munguar, por, nëse Allahu ma mundëson të jem i pranishëm në luftimin e idhujtarëve, Allahu ka për t'jua bërë të qartë se çfarë kam për të bërë. Kështu, ditën e Uhudit, kur muslimanët pësuan disfatë, ai tha: “O Allah, kërkoj falje për veprimin e këtyre”, - aludonte në shokët e tij, - “dhe distancohem për veprimin e tyre”, - aludonte në idhujtarët. - Pastaj u vërsul drejt, ku e takoi Sad ibn Muadhin dhe i tha: “O Sad ibn Muadh! Xheneti! Për Allahun, erën e tij po e ndiej këtu, në Uhud.” Sadi thotë: “O i Dërguari i Allahut, nuk arrij ta përshkruaj çfarë bëri.” Enesi thotë: “E gjetëm me tetëdhjetë e disa plagë në trup, të marra nga goditjet e shpatave, therjet e shtizave dhe majat e shigjetave. E gjetëm të vdekur e të masakruar, saqë nuk e njohu askush, përveç motrës së vet, e cila e njohu nëpërmjet gishtit të tij.” Enesi thotë: “Kishim bindjen se ajeti vijues ka zbritur për të dhe shembujt që janë si ai: “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.” (Ahzab, 23)
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَعِيدٍ الْخُزَاعِيُّ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى، عَنْ حُمَيْدٍ قَالَ: سَأَلْتُ أَنَسًا قَالَ: وَحَدَّثَني عَمْرُو بْنُ زُرَارَةَ: حَدَّثَنَا زِيَادٌ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ الطَّوِيلُ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: غَابَ عَمِّي أَنَسُ بْنُ النَّضْرِ عَنْ قِتَالِ بَدْرٍ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! غِبْتُ عَنْ أَوَّلِ قِتَالٍ قَاتَلْتَ الْمُشْرِكِينَ، لَئِنِ اللَّهُ أَشْهَدَنِي قِتَالَ الْمُشْرِكِينَ لَيَرَيَنَّ اللَّهُ مَا أَصْنَعُ. فَلَمَّا كَانَ يَوْمُ أُحُدٍ وَانْكَشَفَ الْمُسْلِمُونَ قَالَ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَعْتَذِرُ إِلَيْكَ مِمَّا صَنَعَ هَؤُلاَءِ - يَعْنِي أَصْحَابَهُ - وَأَبْرَأُ إِلَيْكَ مِمَّا صَنَعَ هَؤُلاَءِ - يَعْنِي الْمُشْرِكِينَ - ثُمَّ تَقَدَّمَ، فَاسْتَقْبَلَهُ سَعْدُ بْنُ مُعَاذٍ، فَقَالَ: يَا سَعْدُ بْنَ مُعَاذٍ! الْجَنَّةَ، وَرَبِّ النَّضْرِ إِنِّي أَجِدُ رِيحَهَا مِنْ دُونِ أُحُدٍ. قَالَ سَعْدٌ: فَمَا اسْتَطَعْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا صَنَعَ. قَالَ أَنَسٌ: فَوَجَدْنَا بِهِ بِضْعًا وَثَمَانِينَ ضَرْبَةً بِالسَّيْفِ أَوْ طَعْنَةً بِرُمْحٍ أَوْ رَمْيَةً بِسَهْمٍ، وَوَجَدْنَاهُ قَدْ قُتِلَ وَقَدْ مَثَّلَ بِهِ، فَمَا عَرَفَهُ أَحَدٌ إِلاَّ أُخْتُهُ بِبَنَانِهِ. قَالَ أَنَسٌ: كُنَّا نَرَى أَوْ نَظُنُّ أَنَّ هَذِهِ الآيَةَ نَزَلَتْ فِيهِ وَفِي أَشْبَاهِهِ: ﴿مِنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُمْ مَنْ يَنْتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلاً﴾ [الأحزاب: ٢٣]