Sahihu i Buhariut — Hadithi 2846

Xhihadi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Ahzabit (Betejës së Hendekut), Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - Unë, - tha Zubejri. - “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ. - Unë, - tha sërish Zubejri. - “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri” , - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ يَأْتِينِي بِخَبَرِ الْقَوْمِ؟" يَوْمَ الأَحْزَابِ. قَالَ الزُّبَيْرُ: أَنَا. ثُمَّ قَالَ: "مَنْ يَأْتِينِي بِخَبَرِ الْقَوْمِ؟" قَالَ الزُّبَيْرُ: أَنَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ لِكُلِّ نَبِيٍّ حَوَارِيًّا، وَحَوَارِيَّ الزُّبَيْرُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2846