Sahihu i Buhariut — Hadithi 2846

40. Nënkapitulli: Vlera e vrojtuesit ushtarak

2846. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Ahzabit (Betejës së Hendekut), Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush më sjell lajme prej armiqve?”
- Unë, - tha Zubejri.
- “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ.
- Unë, - tha sërish Zubejri.
- “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2846

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?