Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Hazimi se Abdullah ibn Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen se babai i tij ishte nisur me të Dërguarin e Allahut ﷺ për në Mekë. Shokët e Ebu Katades ishin në ihram, kurse ai jo. Ata kishin mbetur mbrapa. Gjatë rrugës ata vunë re një zebër, të cilën Ebu Katadja nuk e pa. Ata e lanë derisa Ebu Katadja e pa dhe i hipi kalit të vet, që quhej Xherade. Kërkoi prej tyre t'ia ofronin kamxhikun, mirëpo ata refuzuan. Kështu, ai zbriti, e mori dhe iu vërsul zebrës, të cilën e theri e pastaj hëngri prej saj, e bashkë me të edhe shokët e tij, të cilët më pas u bënë pishmanë. Kur e arritën Pejgamberin ﷺ, ai u tha: “Ju ka mbetur gjë prej saj?” Thanë: “Na ka mbetur vetëm një kofshë”, - të cilën Pejgamberi ﷺ e mori dhe e hëngri.
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّهُ خَرَجَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فَتَخَلَّفَ أَبُو قَتَادَةَ مَعَ بَعْضِ أَصْحَابِهِ وَهُمْ مُحْرِمُونَ وَهُوَ غَيْرُ مُحْرِمٍ، فَرَأَوْا حِمَارًا وَحْشِيًّا قَبْلَ أَنْ يَرَاهُ، فَلَمَّا رَأَوْهُ تَرَكُوهُ حَتَّى رَآهُ أَبُو قَتَادَةَ، فَرَكِبَ فَرَسًا لَهُ - يُقَالُ لَهُ: الْجَرَادَةُ -، فَسَأَلَهُمْ أَنْ يُنَاوِلُوهُ سَوْطَهُ فَأَبَوْا، فَتَنَاوَلَهُ فَحَمَلَ فَعَقَرَهُ، ثُمَّ أَكَلَ فَأَكَلُوا، فَنَدِمُوا فَلَمَّا أَدْرَكُوهُ قَالَ: "هَلْ مَعَكُمْ مِنْهُ شَىْءٌ؟" قَالَ: مَعَنَا رِجْلُهُ، فَأَخَذَهَا النَّبِيُّ ﷺ فَأَكَلَهَا.