Sahihu i Buhariut — Hadithi 2861

Xhihadi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Akili, e këtij i ka treguar Ebu Mutevekil Naxhiu se shkova te Xhabir ibn Abdullah Ensariu dhe i thashë: “Më trego çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ?” Atëherë Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ shkova në një rrugëtim, - Ebu Akili thotë: “Nuk e di nëse ka qenë betejë apo umre” - dhe, gjatë kthimit, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush dëshiron të ngutet për të arritur sa më parë në familje, le ta bëjë.” Unë isha i hipur në një deve timen, ngjyrë hiri pa asnjë larë, ndërsa të tjerët prapa meje. Duke qenë në këtë gjendje, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe më tha: “O Xhabir, ndalu pak!” - dhe e goditi devenë, e cila u ndal në vend, pastaj më tha: “A po ma shet devenë?” I thashë: “Po.” Kështu, kur arritëm në Medinë, Pejgamberi ﷺ hyri në xhami me një grup sahabësh dhe unë iu vura pas, ndërsa devenë e lidha diku në qoshe të Rrasës së Gurit. I thashë: “Ja deveja jote.” Ai doli dhe filloi ta shëtisë devenë e të thotë: “Kjo është deveja jonë.” Pastaj, më dërgoi disa okë ari dhe tha: “Këto jepjani Xhabirit.” Më vonë më pyeti: “I more paratë?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Edhe paratë, edhe deveja janë të tuat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ: حَدَّثَنَا أَبُو عَقِيلٍ: حَدَّثَنَا أَبُو الْمُتَوَكِّلِ النَّاجِيُّ قَالَ: أَتَيْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيَّ فَقُلْتُ لَهُ: حَدِّثْنِي بِمَا سَمِعْتَ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: سَافَرْتُ مَعَهُ فِي بَعْضِ أَسْفَارِهِ - قَالَ أَبُو عَقِيلٍ: لاَ أَدْرِي غَزْوَةً أَوْ عُمْرَةً - فَلَمَّا أَنْ أَقْبَلْنَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ أَحَبَّ أَنْ يَتَعَجَّلَ إِلَى أَهْلِهِ فَلْيُعَجِّلْ". قَالَ جَابِرٌ: فَأَقْبَلْنَا وَأَنَا عَلَى جَمَلٍ لِي أَرْمَكَ لَيْسَ فِيهِ شِيَةٌ، وَالنَّاسُ خَلْفِي، فَبَيْنَا أَنَا كَذَلِكَ إِذْ قَامَ عَلَىَّ، فَقَالَ لِي النَّبِيُّ ﷺ: "يَا جَابِرُ اسْتَمْسِكْ". فَضَرَبَهُ بِسَوْطِهِ ضَرْبَةً، فَوَثَبَ الْبَعِيرُ مَكَانَهُ. فَقَالَ: "أَتَبِيعُ الْجَمَلَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَلَمَّا قَدِمْنَا الْمَدِينَةَ وَدَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ الْمَسْجِدَ فِي طَوَائِفِ أَصْحَابِهِ، فَدَخَلْتُ إِلَيْهِ، وَعَقَلْتُ الْجَمَلَ فِي نَاحِيَةِ الْبَلاَطِ. فَقُلْتُ لَهُ: هَذَا جَمَلُكَ. فَخَرَجَ، فَجَعَلَ يُطِيفُ بِالْجَمَلِ وَيَقُولُ: "الْجَمَلُ جَمَلُنَا". فَبَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ أَوَاقٍ مِنْ ذَهَبٍ فَقَالَ: "أَعْطُوهَا جَابِرًا". ثُمَّ قَالَ: "اسْتَوْفَيْتَ الثَّمَنَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "الثَّمَنُ وَالْجَمَلُ لَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2861