Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ organizoi një garë me kuaj të stërvitur, prej Hafjasë deri në Thenijetul Veda (vende në qytetin e Medinës), kurse për të pastërviturit prej Thenijës deri te Xhamia e Benu Zurejkut. Ibn Omeri ka thënë: “Edhe unë isha në mesin e garuesve me kuaj.” Abdullahu ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ubejdullahu.” Sufjani ka thënë: “Mes Hafjasë dhe Thenijetul Vedasë ka pesë-gjashtë milje, ndërsa mes Thenijetul Vedasë dhe Xhamisë së Benu Zurejkut ka një milje.”
حَدَّثَنَا قَبِيصَةُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَجْرَى النَّبِيُّ ﷺ مَا ضُمِّرَ مِنَ الْخَيْلِ مِنَ الْحَفْيَاءِ إِلَى ثَنِيَّةِ الْوَدَاعِ، وَأَجْرَى مَا لَمْ يُضَمَّرْ مِنَ الثَّنِيَّةِ إِلَى مَسْجِدِ بَنِي زُرَيْقٍ. قَالَ ابْنُ عُمَرَ: وَكُنْتُ فِيمَنْ أَجْرَى. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ. قَالَ سُفْيَانُ: بَيْنَ الْحَفْيَاءِ إِلَى ثَنِيَّةِ الْوَدَاعِ خَمْسَةُ أَمْيَالٍ أَوْ سِتَّةٌ، وَبَيْنَ ثَنِيَّةِ إِلَى مَسْجِدِ بَنِي زُرَيْقٍ مِيلٌ.