Sahihu i Buhariut — Hadithi 2868
56. Nënkapitulli: Vendosja e kuajve në garë
2868. Nga: Abdullah ibn Omeri
Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ organizoi një garë me kuaj të stërvitur, prej Hafjasë deri në Thenijetul Veda (vende në qytetin e Medinës), kurse për të pastërviturit prej Thenijës deri te Xhamia e Benu Zurejkut.
Ibn Omeri ka thënë: “Edhe unë isha në mesin e garuesve me kuaj.”
Abdullahu ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ubejdullahu.”
Sufjani ka thënë: “Mes Hafjasë dhe Thenijetul Vedasë ka pesë-gjashtë milje, ndërsa mes Thenijetul Vedasë dhe Xhamisë së Benu Zurejkut ka një milje.”