Sahihu i Buhariut — Hadithi 2880

Xhihadi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, kur njerëzit u shpartalluan nga Pejgamberi ﷺ, i pashë të përvjela Aishe bint Ebu Bekrin dhe Umu Sulejmin, saqë ua dalloja byzylykët e këmbëve, duke bartur ujë për luftëtarët.” Në një transmetim tjetër përmendet: “Bartnin enët e ujit me shpinë dhe u jepnin ushtarëve për të pirë, pastaj ktheheshin, i mbushnin dhe sërish u jepnin ushtarëve për të pirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمُ أُحُدٍ انْهَزَمَ النَّاسُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: وَلَقَدْ رَأَيْتُ عَائِشَةَ بِنْتَ أَبِي بَكْرٍ وَأُمَّ سُلَيْمٍ وَإِنَّهُمَا لَمُشَمِّرَتَانِ أَرَى خَدَمَ سُوقِهِمَا، تَنْقُزَانِ الْقِرَبَ. - وَقَالَ غَيْرُهُ: تَنْقُلاَنِ الْقِرَبَ - عَلَى مُتُونِهِمَا، ثُمَّ تُفْرِغَانِهِ فِي أَفْوَاهِ الْقَوْمِ، ثُمَّ تَرْجِعَانِ فَتَمْلآنِهَا، ثُمَّ تَجِيئَانِ فَتُفْرِغَانِهَا فِي أَفْوَاهِ الْقَوْمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2880