Sahihu i Buhariut — Hadithi 2880
65. Nënkapitulli: Pjesëmarrja e grave në luftë së bashku me burrat
2880. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, kur njerëzit u shpartalluan nga Pejgamberi ﷺ, i pashë të përvjela Aishe bint Ebu Bekrin dhe Umu Sulejmin, saqë ua dalloja byzylykët e këmbëve, duke bartur ujë për luftëtarët.”
Në një transmetim tjetër përmendet: “Bartnin enët e ujit me shpinë dhe u jepnin ushtarëve për të pirë, pastaj ktheheshin, i mbushnin dhe sërish u jepnin ushtarëve për të pirë.”