Amri ka shtuar: Na ka rrëfyer Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Është shkatërruar robi i dinarit, robi i dërhemit dhe robi i petkave. Nëse i jepet diçka, shprehet i kënaqur, e, nëse nuk i jepet, hidhërohet. Është shkatërruar e ka dështuar dhe, nëse i ngulitet gjembi, nuk e nxjerr. I lumtë robit që, me fre të kalit për dore, ndodhet në rrugën e Allahut, flokëshprishur e këmbëpluhurosur! Nëse ndodhet në rojë, ashtu vazhdon, e, nëse ndodhet në fund të ushtrisë, atje qëndron. Kur kërkon leje diku, nuk i jepet dhe, kur ndërmjetëson (për ndokënd) , nuk i pranohet.”
وَزَادَنَا عَمْرٌو قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "تَعِسَ عَبْدُ الدِّينَارِ وَعَبْدُ الدِّرْهَمِ وَعَبْدُ الْخَمِيصَةِ، إِنْ أُعْطِيَ رَضِيَ، وَإِنْ لَمْ يُعْطَ سَخِطَ، تَعِسَ وَانْتَكَسَ، وَإِذَا شِيكَ فَلاَ انْتَقَشَ، طُوبَى لِعَبْدٍ آخِذٍ بِعِنَانِ فَرَسِهِ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، أَشْعَثَ رَأْسُهُ مُغْبَرَّةٍ قَدَمَاهُ، إِنْ كَانَ فِي الْحِرَاسَةِ كَانَ فِي الْحِرَاسَةِ، وَإِنْ كَانَ فِي السَّاقَةِ كَانَ فِي السَّاقَةِ، إِنِ اسْتَأْذَنَ لَمْ يُؤْذَنْ لَهُ، وَإِنْ شَفَعَ لَمْ يُشَفَّعْ". وَقَالَ: تَعْسًا. كَأَنَّهُ يَقُولُ: فَأَتْعَسَهُمُ اللَّهُ. طُوبَى: فُعْلَى مِنْ كُلِّ شَىْءٍ طَيِّبٍ، وَهِيَ يَاءٌ حُوِّلَتْ إِلَى الْوَاوِ وَهِيَ مِنْ يَطِيبُ.