Sahihu i Buhariut — Hadithi 2887
70. Nënkapitulli: Roja gjatë luftës në rrugën e Allahut
2887. Nga: Ebu Hurejra
Amri ka shtuar: Na ka rrëfyer Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Është shkatërruar robi i dinarit, robi i dërhemit dhe robi i petkave. Nëse i jepet diçka, shprehet i kënaqur, e, nëse nuk i jepet, hidhërohet. Është shkatërruar e ka dështuar dhe, nëse i ngulitet gjembi, nuk e nxjerr. I lumtë robit që, me fre të kalit për dore, ndodhet në rrugën e Allahut, flokëshprishur e këmbëpluhurosur! Nëse ndodhet në rojë, ashtu vazhdon, e, nëse ndodhet në fund të ushtrisë, atje qëndron. Kur kërkon leje diku, nuk i jepet dhe, kur ndërmjetëson (për ndokënd), nuk i pranohet.”