Sahihu i Buhariut — Hadithi 2906

Xhihadi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Amri, e këtij i ka treguar Ebu Esvedi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë gjatë kohës kur në shtëpinë time ndodheshin dy vajza të vogla që këndonin këngë të periudhës së Buathit. Ai u shtri në shtrat dhe e ktheu kokën në anën tjetër. Pastaj erdhi edhe Ebu Bekri, i cili më bërtiti dhe tha: “Zëri i shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut ﷺ?!” I Dërguari i Allahut ﷺ e ktheu kokën dhe i tha: “Lëri ato!” - dhe, kur ai u angazhua me diçka, vajzave ua bëra me shenjë për të dalë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ: قَالَ عَمْرٌو: حَدَّثَنِي أَبُو الأَسْوَدِ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَعِنْدِي جَارِيَتَانِ تُغَنِّيَانِ بِغِنَاءِ بُعَاثَ، فَاضْطَجَعَ عَلَى الْفِرَاشِ وَحَوَّلَ وَجْهَهُ، فَدَخَلَ أَبُو بَكْرٍ فَانْتَهَرَنِي وَقَالَ: مِزْمَارَةُ الشَّيْطَانِ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ فَأَقْبَلَ عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "دَعْهُمَا". فَلَمَّا غَفَلَ غَمَزْتُهُمَا فَخَرَجَتَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2906