Sahihu i Buhariut — Hadithi 2906
81. Nënkapitulli: Legalizimi i përdorimit të eshtrave të kafshëve si mburojë
2906. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Amri, e këtij i ka treguar Ebu Esvedi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë gjatë kohës kur në shtëpinë time ndodheshin dy vajza të vogla që këndonin këngë të periudhës së Buathit. Ai u shtri në shtrat dhe e ktheu kokën në anën tjetër. Pastaj erdhi edhe Ebu Bekri, i cili më bërtiti dhe tha: “Zëri i shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut ﷺ?!”
I Dërguari i Allahut ﷺ e ktheu kokën dhe i tha: “Lëri ato!” - dhe, kur ai u angazhua me diçka, vajzave ua bëra me shenjë për të dalë.”