Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ishte më i miri i njerëzve dhe më trimi. Një natë, banorët e Medinës i kaploi panik, andaj dolën në drejtim të zhurmës. Kur, ja, Pejgamberi ﷺ doli para tyre dhe veçse kishte marrë lajme për rastin. Ai ishte i hipur mbi një kalë të pashaluar të Ebu Talhait, shpatën e kishte varur në qafë dhe tha: “Mos u frikësoni! Mos u frikësoni!” - dhe vijoi: “Ky kalë qenka i furishëm si deti!” - ose ka thënë: "Vërtet qenka si det!”
حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ أَحْسَنَ النَّاسِ وَأَشْجَعَ النَّاسِ، وَلَقَدْ فَزِعَ أَهْلُ الْمَدِينَةِ لَيْلَةً فَخَرَجُوا نَحْوَ الصَّوْتِ فَاسْتَقْبَلَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ وَقَدِ اسْتَبْرَأَ الْخَبَرَ، وَهُوَ عَلَى فَرَسٍ لأَبِي طَلْحَةَ عُرْىٍ وَفِي عُنُقِهِ السَّيْفُ وَهُوَ يَقُولُ: "لَمْ تُرَاعُوا لَمْ تُرَاعُوا". ثُمَّ قَالَ: "وَجَدْنَاهُ بَحْرًا". أَوْ قَالَ: "إِنَّهُ لَبَحْرٌ".