Sahihu i Buhariut — Hadithi 2910

Xhihadi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ka luftuar bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një krahinë në drejtim të Nexhdit. Po ashtu, gjatë kthimit, ishte bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe, me të arritur në një luginë që kishte pemë të shumta, u ndalën të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ u vendos gjetkë, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh. I Dërguari i Allahut ﷺ u strehua në hijen e një peme, në të cilën vari shpatën e tij. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, i Dërguari i Allahut ﷺ na zgjoi duke na thirrur, ndërsa pranë tij ndodhej një beduin. Pejgamberi ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ia pashë në dorë të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje?” Unë i thashë: “Allahu.” Këtë të fundit e përmendi tri herë. Por, ai u ul, e Pejgamberi ﷺ nuk e dënoi fare.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي سِنَانُ بْنُ أَبِي سِنَانٍ الدُّؤَلِيُّ، وَأَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَ أَنَّهُ غَزَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قِبَلَ نَجْدٍ، فَلَمَّا قَفَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَفَلَ مَعَهُ، فَأَدْرَكَتْهُمُ الْقَائِلَةُ فِي وَادٍ كَثِيرِ الْعِضَاهِ، فَنَزَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَتَفَرَّقَ النَّاسُ يَسْتَظِلُّونَ بِالشَّجَرِ، فَنَزَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ تَحْتَ شَجَرَةٍ وَعَلَّقَ بِهَا سَيْفَهُ وَنِمْنَا نَوْمَةً، فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدْعُونَا وَإِذَا عِنْدَهُ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: "إِنَّ هَذَا اخْتَرَطَ عَلَىَّ سَيْفِي وَأَنَا نَائِمٌ، فَاسْتَيْقَظْتُ وَهُوَ فِي يَدِهِ صَلْتًا. فَقَالَ: مَنْ يَمْنَعُكَ مِنِّي؟ فَقُلْتُ: اللَّهُ". ثَلاَثًا وَلَمْ يُعَاقِبْهُ وَجَلَسَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2910