Sahihu i Buhariut — Hadithi 2942

Xhihadi · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Abdullah ibn Mesleme Kanebiu na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit, e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin.” Kështu, të gjithë të pranishmit u larguan duke hamendur se kujt do t'i jepej flamuri dhe secili shpresonte për veten e vet. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Aliu?” Dikush tha: “Po ankohet nga sytë.” Ai urdhëroi ta thërrisnin dhe pastaj i vendosi pështymë mes syve, me të cilën Aliu u shërua menjëherë, sikur të mos kishte pasur asgjë. Aliu tha: “Le t'i luftojmë derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë u është bërë obligim. Se, për Allahun, të udhëzohet një person nëpërmjet teje është më mirë sesa devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ الْقَعْنَبِيُّ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْد ٍ - رضى الله عنه -: سَمِعَ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ يَوْمَ خَيْبَرَ: "لَأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ رَجُلاً يَفْتَحُ اللَّهُ عَلَى يَدَيْهِ". فَقَامُوا يَرْجُونَ لِذَلِكَ أَيُّهُمْ يُعْطَى، فَغَدَوْا وَكُلُّهُمْ يَرْجُو أَنْ يُعْطَى فَقَالَ: "أَيْنَ عَلِيٌّ؟" فَقِيلَ: يَشْتَكِي عَيْنَيْهِ، فَأَمَرَ فَدُعِيَ لَهُ، فَبَصَقَ فِي عَيْنَيْهِ، فَبَرَأَ مَكَانَهُ حَتَّى كَأَنَّهُ لَمْ يَكُنْ بِهِ شَىْءٌ فَقَالَ: نُقَاتِلُهُمْ حَتَّى يَكُونُوا مِثْلَنَا؟. فَقَالَ: "عَلَى رِسْلِكَ حَتَّى تَنْزِلَ بِسَاحَتِهِمْ، ثُمَّ ادْعُهُمْ إِلَى الإِسْلاَمِ، وَأَخْبِرْهُمْ بِمَا يَجِبُ عَلَيْهِمْ، فَوَاللَّهِ لَأَنْ يُهْدَى بِكَ رَجُلٌ وَاحِدٌ خَيْرٌ لَكَ مِنْ حُمْرِ النَّعَمِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2942