Sahihu i Buhariut — Hadithi 2942
102. Nënkapitulli: Ftesa e Pejgamberit ﷺ (drejtuar të tjerëve) në Islam, në pejgamberinë e tij dhe të mos e marrin njëri-tjetrin si zota në vend të Allahut
Ajeti: “Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe pejgamberinë, që t’u thotë njerëzve: "Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut." Përkundrazi, ai thotë: "Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!” (Ali Imran, 79)
2942. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Abdullah ibn Mesleme Kanebiu na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit, e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin.”
Kështu, të gjithë të pranishmit u larguan duke hamendur se kujt do t'i jepej flamuri dhe secili shpresonte për veten e vet. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Aliu?” Dikush tha: “Po ankohet nga sytë.” Ai urdhëroi ta thërrisnin dhe pastaj i vendosi pështymë mes syve, me të cilën Aliu u shërua menjëherë, sikur të mos kishte pasur asgjë. Aliu tha: “Le t'i luftojmë derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë u është bërë obligim. Se, për Allahun, të udhëzohet një person nëpërmjet teje është më mirë sesa devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”