Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Xhurejxhi se Hisham ibn Urve tregon se Urve u pyet: “A bën të më shërbejë gruaja me menstruacione, ose të më afrohet teksa është xhunub?” Urve u përgjigj: “Të gjitha këto (shërbimi dhe afrimi i grave) janë të lehta për mua dhe, të tillat (me menstruacione ose kur janë xhunub) më shërbejnë pa problem. Këtë çështje askush nuk e konsideron problematike. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se ia krihte flokët të Dërguarit të Allahut ﷺ teksa ishte me menstruacione. I Dërguari i Allahut ﷺ ishte brenda në xhami (duke bërë itikaf), ia afronte kokën dhe ajo, duke qenë brenda dhomës së saj, ia krihte flokët, edhe pse ishte me menstruacione.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى قَالَ: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ، أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي هِشَامٌ، عَنْ عُرْوَةَ أَنَّهُ سُئِلَ: أَتَخْدُمُنِي الْحَائِضُ أَوْ تَدْنُو مِنِّي الْمَرْأَةُ وَهِيَ جُنُبٌ؟ فَقَالَ عُرْوَةُ: كُلُّ ذَلِكَ عَلَىَّ هَيِّنٌ، وَكُلُّ ذَلِكَ تَخْدُمُنِي، وَلَيْسَ عَلَى أَحَدٍ فِي ذَلِكَ بَأْسٌ: أَخْبَرَتْنِي عَائِشَةُ أَنَّهَا كَانَتْ تُرَجِّلُ - تَعْنِي - رَأْسَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهِيَ حَائِضٌ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَئِذٍ مُجَاوِرٌ فِي الْمَسْجِدِ، يُدْنِي لَهَا رَأْسَهُ وَهِيَ فِي حُجْرَتِهَا، فَتُرَجِّلُهُ وَهِيَ حَائِضٌ.