Sahihu i Buhariut — Hadithi 2973

Xhihadi · Transmetuesi: Jala ibn Umeje

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Savfan ibn Jala se Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mora pjesë në Luftën e Tebukut me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe dhashë një deve në shfrytëzim, gjë të cilën e konsideroja si veprën time më të çmueshme. Pagova një mercenar, i cili u grind me një burrë dhe kësisoj njëri kafshoi tjetrin. Ky i fundit e tërhoqi dorën me vrull dhe ia shkuli dhëmbin prerës të parit. Kur shkuan te Pejgamberi ﷺ, ai nuk vendosi shpagim për dhëmbin e rënë dhe tha: “Vallë, mos ta ka afruar dorën me dëshirën që t'ia kafshosh siç kafshon mashkulli i devesë ?”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ صَفْوَانَ بْنِ يَعْلَى، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: غَزَوْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ غَزْوَةَ تَبُوكَ، فَحَمَلْتُ عَلَى بَكْرٍ، فَهْوَ أَوْثَقُ أَعْمَالِي فِي نَفْسِي، فَاسْتَأْجَرْتُ أَجِيرًا، فَقَاتَلَ رَجُلاً فَعَضَّ أَحَدُهُمَا الآخَرَ فَانْتَزَعَ يَدَهُ مِنْ فِيهِ، وَنَزَعَ ثَنِيَّتَهُ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَأَهْدَرَهَا فَقَالَ: "أَيَدْفَعُ يَدَهُ إِلَيْكَ فَتَقْضَمُهَا كَمَا يَقْضَمُ الْفَحْلُ؟"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2973