Sahihu i Buhariut — Hadithi 2973
120. Nënkapitulli: Mercenari
Haseni dhe Ibn Sirini kanë thënë: "Edhe mercenari merr pjesë në plaçkën e luftës. Atije ibn Kajsi kishte shfrytëzuar një kalë së bashku me një shok të vetin, ndërsa hisja e kalit (nga plaçka e luftës) ishte katërqind dinarë. Kështu, ai i mori dyqind për vete, ndërsa dyqind të tjerat ia dha shokut të vet."
2973. Nga: Jala ibn Umeje
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Savfan ibn Jala se Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mora pjesë në Luftën e Tebukut me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe dhashë një deve në shfrytëzim, gjë të cilën e konsideroja si veprën time më të çmueshme. Pagova një mercenar, i cili u grind me një burrë dhe kësisoj njëri kafshoi tjetrin. Ky i fundit e tërhoqi dorën me vrull dhe ia shkuli dhëmbin prerës të parit. Kur shkuan te Pejgamberi ﷺ, ai nuk vendosi shpagim për dhëmbin e rënë dhe tha: “Vallë, mos ta ka afruar dorën me dëshirën që t'ia kafshosh siç kafshon mashkulli i devesë?”