Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij, e këtij i ka treguar Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ ia përgatita plaçkat e udhëtimit në shtëpinë e Ebu Bekrit, kur ai deshi të udhëtojë për në Medinë, por nuk gjetëm asgjë për ta lidhur bohçen e as kacekun e tij. Atëherë, i thashë Ebu Bekrit: “Për Allahun, nuk mund të gjej asgjë për t'i lidhur, përveç shokave të mia .” Ai tha: “Ndaje në dy pjesë. Me njërën lidhe kacekun, ndërsa me tjetrën bohçen. Ashtu veprova. Mu për këtë, Esma quhej Zonja e dy shokave.”
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي: وَحَدَّثَتْنِي أَيْضًا، فَاطِمَةُ عَنْ أَسْمَاءَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: صَنَعْتُ سُفْرَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي بَيْتِ أَبِي بَكْرٍ حِينَ أَرَادَ أَنْ يُهَاجِرَ إِلَى الْمَدِينَةِ، قَالَتْ: فَلَمْ نَجِدْ لِسُفْرَتِهِ وَلاَ لِسِقَائِهِ مَا نَرْبِطُهُمَا بِهِ، فَقُلْتُ لأَبِي بَكْرٍ: وَاللَّهِ! مَا أَجِدُ شَيْئًا أَرْبِطُ بِهِ إِلاَّ نِطَاقِي. قَالَ: فَشُقِّيهِ بِاثْنَيْنِ، فَارْبِطِيهِ: بِوَاحِدٍ السِّقَاءَ وَبِالآخَرِ السُّفْرَةَ. فَفَعَلْتُ. فَلِذَلِكَ سُمِّيَتْ ذَاتَ النِّطَاقَيْنِ.