Sahihu i Buhariut — Hadithi 2982

Xhihadi · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Bishr ibn Merhumi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzve iu pakësuan rezervat ushqimore dhe mbetën pa asgjë, andaj vajtën te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar leje t'i therin devetë e tyre, gjë që ai ua lejoi. Kur e takuan Omerin dhe i treguan, ai u tha: “E me çfarë do të jetoni pas deveve?” Kështu, Omeri shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Me çfarë do të jetojnë pas deveve?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Thirr ndër njerëz, që t'i sjellin rezervat ushqimore që i kanë.” Pejgamberi ﷺ bëri dua që të zbriste bereqeti në to, pastaj u tha njerëzve të vijnë me enë dhe të gjithë morën nga ato rezerva, derisa nuk mbeti kush pa marrë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ مَرْحُومٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: خَفَّتْ أَزْوَادُ النَّاسِ وَأَمْلَقُوا، فَأَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ فِي نَحْرِ إِبِلِهِمْ، فَأَذِنَ لَهُمْ، فَلَقِيَهُمْ عُمَرُ فَأَخْبَرُوهُ فَقَالَ: مَا بَقَاؤُكُمْ بَعْدَ إِبِلِكُمْ؟ فَدَخَلَ عُمَرُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا بَقَاؤُهُمْ بَعْدَ إِبِلِهِمْ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "نَادِ فِي النَّاسِ يَأْتُونَ بِفَضْلِ أَزْوَادِهِمْ". فَدَعَا وَبَرَّكَ عَلَيْهِ، ثُمَّ دَعَاهُمْ بِأَوْعِيَتِهِمْ، فَاحْتَثَى النَّاسُ حَتَّى فَرَغُوا، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَأَنِّي رَسُولُ اللَّهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2982