Sahihu i Buhariut — Hadithi 30

Besimi · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Vasili se Maruri rrëfen: “E takova Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Rabedhe bashkë me shërbëtorin e tij, të dy të veshur bukur, andaj e pyeta për këtë çështje, e në atë rast më tha: “Njëherë, pata fyer dikë duke i nënçmuar të ëmën, e Pejgamberi ﷺ më pati thënë: “O Ebu Dherr, a ia nënçmove të ëmën? Me të vërtetë, ende ke tipare të kohës së injorancës (para Islamit) . Shërbëtorët tuaj janë vëllezërit tuaj dhe Allahu i ka vënë nën sundimin tuaj. Andaj, nëse dikush prej jush e ka vëllanë e vet nën sundim, le ta ushqejë sikurse veten dhe le ta veshë sikurse veten. Mos i ngarkoni me më tepër sesa që mund të bartin, e, nëse veproni kështu, atëherë ndihmojini.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ وَاصِلٍ، عَنِ الْمَعْرُورِ قَالَ: لَقِيتُ أَبَا ذَرٍّ بِالرَّبَذَةِ، وَعَلَيْهِ حُلَّةٌ، وَعَلَى غُلاَمِهِ حُلَّةٌ، فَسَأَلْتُهُ عَنْ ذَلِكَ، فَقَالَ: إِنِّي سَابَبْتُ رَجُلاً، فَعَيَّرْتُهُ بِأُمِّهِ، فَقَالَ لِيَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏"‏يَا أَبَا ذَرٍّ أَعَيَّرْتَهُ بِأُمِّهِ؟ إِنَّكَ امْرُؤٌ فِيكَ جَاهِلِيَّةٌ، إِخْوَانُكُمْ خَوَلُكُمْ، جَعَلَهُمُ اللَّهُ تَحْتَ أَيْدِيكُمْ، فَمَنْ كَانَ أَخُوهُ تَحْتَ يَدِهِ فَلْيُطْعِمْهُ مِمَّا يَأْكُلُ، وَلْيُلْبِسْهُ مِمَّا يَلْبَسُ، وَلاَ تُكَلِّفُوهُمْ مَا يَغْلِبُهُمْ، فَإِنْ كَلَّفْتُمُوهُمْ فَأَعِينُوهُمْ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/30