Sahihu i Buhariut — Hadithi 3009

Xhihadi · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman ibn Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulkaëri, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin, i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, njëherazi Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej flamuri dhe secili shpresonte për veten e vet. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Aliu?” Dikush tha: “Po ankohet prej syve.” Pastaj i pështyu lehtë në dy sytë e tij dhe u lut për të, kështu, Aliu u shërua menjëherë sikur të mos kishte pasur asgjë, e pas kësaj ia dha flamurin. Aliu tha: “Do t'i luftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa arritur në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë u është bërë obligim, se, për Allahun, që Allahu të udhëzojë një person nëpërmjet teje, është më mirë sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدٍ الْقَارِيُّ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَهْلٌ - رضى الله عنه يَعْنِي ابْنَ سَعْدٍ - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ خَيْبَرَ: "لأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ غَدًا رَجُلاً يُفْتَحُ عَلَى يَدَيْهِ، يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ، وَيُحِبُّهُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ". فَبَاتَ النَّاسُ لَيْلَتَهُمْ أَيُّهُمْ يُعْطَى فَغَدَوْا كُلُّهُمْ يَرْجُوهُ فَقَالَ: "أَيْنَ عَلِيٌّ؟" فَقِيلَ: يَشْتَكِي عَيْنَيْهِ، فَبَصَقَ فِي عَيْنَيْهِ وَدَعَا لَهُ، فَبَرَأَ كَأَنْ لَمْ يَكُنْ بِهِ وَجَعٌ، فَأَعْطَاهُ فَقَالَ: أُقَاتِلُهُمْ حَتَّى يَكُونُوا مِثْلَنَا؟. فَقَالَ: "انْفُذْ عَلَى رِسْلِكَ حَتَّى تَنْزِلَ بِسَاحَتِهِمْ، ثُمَّ ادْعُهُمْ إِلَى الإِسْلاَمِ، وَأَخْبِرْهُمْ بِمَا يَجِبُ عَلَيْهِمْ، فَوَاللَّهِ لأَنْ يَهْدِيَ اللَّهُ بِكَ رَجُلاً خَيْرٌ لَكَ مِنْ أَنْ يَكُونَ لَكَ حُمْرُ النَّعَمِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3009