Sahihu i Buhariut — Hadithi 3011

Xhihadi · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Salih ibn Haj Ebu Haseni, e ky e ka dëgjuar Shabiun, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tre personave shpërblimi u jepet dyfish: 1. Personit që posedon një robëreshë, të cilën e edukon dhe e mëson në formën më të mirë, e pastaj e liron dhe martohet me të, shpërblimi i takon dyfish; 2. Personit, ithtar i Librit , që e ka besuar pejgamberin e vet dhe e beson Muhamedin ﷺ, shpërblimi i takon dyfish; 3. Robit që kryen detyrat ndaj Allahut Fuqiplotë dhe tregohet i sinqertë ndaj zotërisë së vet, shpërblimi i takon dyfish.” Shabiu i tha (Ebu Hasenit): “Ta dhashë këtë hadith pa ndonjë mund të madh, ndërsa më herët njerëzit udhëtonin deri në Medinë për diçka edhe më të vogël se kjo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ بْنُ عُيَيْنَةَ: حَدَّثَنَا صَالِحُ بْنُ حَىٍّ أَبُو حَسَنٍ قَالَ: سَمِعْتُ الشَّعْبِيَّ، يَقُولُ: حَدَّثَنِي أَبُو بُرْدَةَ، أَنَّهُ سَمِعَ أَبَاهُ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "ثَلاَثَةٌ يُؤْتَوْنَ أَجْرَهُمْ مَرَّتَيْنِ: ١. الرَّجُلُ تَكُونُ لَهُ الأَمَةُ فَيُعَلِّمُهَا فَيُحْسِنُ تَعْلِيمَهَا، وَيُؤَدِّبُهَا فَيُحْسِنُ أَدَبَهَا، ثُمَّ يُعْتِقُهَا فَيَتَزَوَّجُهَا، فَلَهُ أَجْرَانِ، ٢. وَمُؤْمِنُ أَهْلِ الْكِتَابِ الَّذِي كَانَ مُؤْمِنًا، ثُمَّ آمَنَ بِالنَّبِيِّ ﷺ فَلَهُ أَجْرَانِ، ٣. وَالْعَبْدُ الَّذِي يُؤَدِّي حَقَّ اللَّهِ وَيَنْصَحُ لِسَيِّدِهِ". ثُمَّ قَالَ الشَّعْبِيُّ: وَأَعْطَيْتُكَهَا بِغَيْرِ شَىْءٍ وَقَدْ كَانَ الرَّجُلُ يَرْحَلُ فِي أَهْوَنَ مِنْهَا إِلَى الْمَدِينَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3011