Sahihu i Buhariut — Hadithi 3011

145. Nënkapitulli: Vlera e ithtarit të dy librave, i cili e pranon Islamin

3011. Nga: Ebu Musa Eshariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Salih ibn Haj Ebu Haseni, e ky e ka dëgjuar Shabiun, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tre personave shpërblimi u jepet dyfish:

1. Personit që posedon një robëreshë, të cilën e edukon dhe e mëson në formën më të mirë, e pastaj e liron dhe martohet me të, shpërblimi i takon dyfish;

2. Personit, ithtar i Librit, që e ka besuar pejgamberin e vet dhe e beson Muhamedin ﷺ, shpërblimi i takon dyfish;

3. Robit që kryen detyrat ndaj Allahut Fuqiplotë dhe tregohet i sinqertë ndaj zotërisë së vet, shpërblimi i takon dyfish.”

Shabiu i tha (Ebu Hasenit): “Ta dhashë këtë hadith pa ndonjë mund të madh, ndërsa më herët njerëzit udhëtonin deri në Medinë për diçka edhe më të vogël se kjo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3011

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?