Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Sab ibn Xhethame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Ebva ose Vedan, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë meje dhe dikush e pyeti: “Po nëse idhujtarët sulmohen dhe, në luftim e sipër, goditen edhe gratë e pasardhësit e tyre?” Ai iu përgjigj: “Ata janë pjesë e tyre (idhujtarëve) .” Po ashtu, e kam dëgjuar të thotë: “Imunitet gëzojnë vetëm ata që janë të garantuar nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنِ الصَّعْبِ بْنِ جَثَّامَةَ - رضى الله عنهم - قَالَ: مَرَّ بِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِالأَبْوَاءِ - أَوْ بِوَدَّانَ - وَسُئِلَ عَنْ أَهْلِ الدَّارِ يُبَيَّتُونَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ، فَيُصَابُ مِنْ نِسَائِهِمْ وَذَرَارِيِّهِمْ؟ قَالَ: "هُمْ مِنْهُمْ". وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: "لاَ حِمَى إِلاَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِ".