Sahihu i Buhariut — Hadithi 3012
146. Nënkapitulli: Nëse jobesimtarët sulmohen natën e, në luftim e sipër, goditen edhe fëmijët e gratë e tyre
3012. Nga: Sab ibn Xhethame Lejthiu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Sab ibn Xhethame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Ebva ose Vedan, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë meje dhe dikush e pyeti: “Po nëse idhujtarët sulmohen dhe, në luftim e sipër, goditen edhe gratë e pasardhësit e tyre?” Ai iu përgjigj: “Ata janë pjesë e tyre (idhujtarëve).” Po ashtu, e kam dëgjuar të thotë: “Imunitet gëzojnë vetëm ata që janë të garantuar nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij.”