Zuhriu transmeton se e ka dëgjuar Ubejdullahun nga Ibn Abasi, e këtij i ka treguar Sabi, në lidhje me familjet (e jobesimtarëve). Amri na tregonte nga Ibn Shihabi, nga Pejgmamberi ﷺ, duke treguar se e ka dëgjuar prej Zuhriut, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Sab ibn Xhethame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në lidhje me familjet e jobesimtarëve, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ata janë pjesë e tyre.” Ndërkaq, Amër ibn Dinari transmeton se ka thënë: “Ata janë prej baballarëve të tyre.”
وَعَنِ الزُّهْرِيِّ، أَنَّهُ سَمِعَ عُبَيْدَ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: حَدَّثَنَا الصَّعْبُ، فِي الذَّرَارِيِّ كَانَ عَمْرٌو يُحَدِّثُنَا عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فَسَمِعْنَاهُ مِنَ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنِ الصَّعْبِ قَالَ: "هُمْ مِنْهُمْ " وَلَمْ يَقُلْ كَمَا قَالَ عَمْرٌو: "هُمْ مِنْ آبَائِهِمْ".