Sahihu i Buhariut — Hadithi 3013
146. Nënkapitulli: Nëse jobesimtarët sulmohen natën e, në luftim e sipër, goditen edhe fëmijët e gratë e tyre
3013. Nga: Sab ibn Xhethame Lejthiu
Zuhriu transmeton se e ka dëgjuar Ubejdullahun nga Ibn Abasi, e këtij i ka treguar Sabi, në lidhje me familjet (e jobesimtarëve). Amri na tregonte nga Ibn Shihabi, nga Pejgmamberi ﷺ, duke treguar se e ka dëgjuar prej Zuhriut, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Sab ibn Xhethame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në lidhje me familjet e jobesimtarëve, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ata janë pjesë e tyre.”
Ndërkaq, Amër ibn Dinari transmeton se ka thënë: “Ata janë prej baballarëve të tyre.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 3013
Fjalë të panjohura?