Sahihu i Buhariut — Hadithi 302

Menstruacionet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismail ibn Halili na ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e këtij i ka rrëfyer Ebu Is'hak Shejbaniu, e ky nga Abdurrahman ibn Esvedi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur ndonjëra prej nesh ishte me menstruacione dhe i Dërguari i Allahut ﷺ dëshironte të dëfrehej me të, e urdhëronte që gjatë pikut të menstruacioneve të mbulohej (nga kërthiza e teposhtë), pastaj e ledhatonte. Cili prej jush mund ta përmbajë epshin siç e përmbante ai ﷺ?” Transmetimin e Ali ibn Mus'hirit nga Shejbaniu e forcojnë Halidi dhe Xheriri.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ خَلِيلٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْهِرٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا أَبُو إِسْحَاقَ - هُوَ الشَّيْبَانِيُّ - عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الأَسْوَدِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: كَانَتْ إِحْدَانَا إِذَا كَانَتْ حَائِضًا، فَأَرَادَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُبَاشِرَهَا، أَمَرَهَا أَنْ تَتَّزِرَ فِي فَوْرِ حَيْضَتِهَا ثُمَّ يُبَاشِرُهَا. قَالَتْ: وَأَيُّكُمْ يَمْلِكُ إِرْبَهُ كَمَا كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَمْلِكُ إِرْبَهُ؟ تَابَعَهُ خَالِدٌ وَجَرِيرٌ عَنِ الشَّيْبَانِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/302