Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dola prej Medinës drejt shkretëtirës dhe, kur arrita te Kodrina e Shkretëtirës, takova një shërbëtor të Abdurrahman ibn Aufit, të cilit i thashë: - Mjerë ti, çfarë ke? - I kanë rrëmbyer devetë e Pejgamberit ﷺ, - më tha. - Kush i ka rrëmbyer? - e pyeta. - Fisi gatafan dhe fezar, - ma ktheu. Atëherë, në mënyrë që të më dëgjojnë të gjithë banorët mes dy pllajave, thirra tri herë: “O njrëz!” Pastaj u nisa në drejtim të tyre, për t'i zënë, dhe pashë se i kishin marrë devetë. Fillova t'i gjuaj dhe t'u them: “Unë jam Ibn Ekva, ndërsa sot është dita e poshtërimit!” Kështu, i shpëtova devetë para se ata (të arrijnë te burimi dhe) të pinë ujë. I mora devetë dhe fillova t'u grah. Kur Pejgamberi ﷺ më takoi, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ata janë të etur.” Unë i kam penguar të pinë, andaj dërgo dikë pas tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “O Ibn Ekva! I ke robëruar, ji i butë! Ata veçse kanë arritur në mesin e popullit të vet (andaj do t'u ofrojnë konak) .”
حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا يَزِيدُ بْنُ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ أَنَّهُ أَخْبَرَهُ قَالَ: خَرَجْتُ مِنَ الْمَدِينَةِ ذَاهِبًا نَحْوَ الْغَابَةِ حَتَّى إِذَا كُنْتُ بِثَنِيَّةِ الْغَابَةِ لَقِيَنِي غُلاَمٌ لِعَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ قُلْتُ: وَيْحَكَ، مَا بِكَ؟ قَالَ: أُخِذَتْ لِقَاحُ النَّبِيِّ ﷺ. قُلْتُ: مَنْ أَخَذَهَا؟ قَالَ: غَطَفَانُ وَفَزَارَةُ. فَصَرَخْتُ ثَلاَثَ صَرَخَاتٍ أَسْمَعْتُ مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا: يَا صَبَاحَاهْ، يَا صَبَاحَاهْ. ثُمَّ انْدَفَعْتُ حَتَّى أَلْقَاهُمْ وَقَدْ أَخَذُوهَا، فَجَعَلْتُ أَرْمِيهِمْ وَأَقُولُ: أَنَا ابْنُ الأَكْوَعِ، وَالْيَوْمُ يَوْمُ الرُّضَّعِ، فَاسْتَنْقَذْتُهَا مِنْهُمْ قَبْلَ أَنْ يَشْرَبُوا، فَأَقْبَلْتُ بِهَا أَسُوقُهَا، فَلَقِيَنِي النَّبِيُّ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ الْقَوْمَ عِطَاشٌ، وَإِنِّي أَعْجَلْتُهُمْ أَنْ يَشْرَبُوا سِقْيَهُمْ، فَابْعَثْ فِي إِثْرِهِمْ، فَقَالَ: "يَا ابْنَ الأَكْوَعِ! مَلَكْتَ فَأَسْجِحْ. إِنَّ الْقَوْمَ يُقْرَوْنَ فِي قَوْمِهِمْ".