Sahihu i Buhariut — Hadithi 3041

166. Nënkapitulli: Kur dikush e sheh armikun dhe thërret sa të mundet: "Alarm!", në mënyrë që t’i lajmërojë njerëzit

3041. Nga: Seleme ibn Ekvai

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dola prej Medinës drejt shkretëtirës dhe, kur arrita te Kodrina e Shkretëtirës, takova një shërbëtor të Abdurrahman ibn Aufit, të cilit i thashë:

- Mjerë ti, çfarë ke?

- I kanë rrëmbyer devetë e Pejgamberit ﷺ, - më tha.

- Kush i ka rrëmbyer? - e pyeta.

- Fisi gatafan dhe fezar, - ma ktheu.

Atëherë, në mënyrë që të më dëgjojnë të gjithë banorët mes dy pllajave, thirra tri herë: “O njrëz!” Pastaj u nisa në drejtim të tyre, për t'i zënë, dhe pashë se i kishin marrë devetë. Fillova t'i gjuaj dhe t'u them: “Unë jam Ibn Ekva, ndërsa sot është dita e poshtërimit!” Kështu, i shpëtova devetë para se ata (të arrijnë te burimi dhe) të pinë ujë. I mora devetë dhe fillova t'u grah. Kur Pejgamberi ﷺ më takoi, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ata janë të etur.” Unë i kam penguar të pinë, andaj dërgo dikë pas tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “O Ibn Ekva! I ke robëruar, ji i butë! Ata veçse kanë arritur në mesin e popullit të vet (andaj do t'u ofrojnë konak).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3041

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?